Sado që të kujdesemi për syzet, ndonjëherë na duket që njollat dhe gërvishtjet shfaqen papritur

Prandaj po ju zbulojmë mënyrat e shpejta, të thjeshta dhe, ajo që është më e rëndësishmja, me pak shpenzime që t’i eliminoni gërvishtjet e mërzitshme nga syzet tuaja. Do të na falënderoheni më vonë.

1. Soda e bikarbonatit dhe uji

Përzieni një lugë sodë bikarbonati me një lugë ujë derisa të bëhet si pastë. Fshini syzet me leckë me mikrofibra dhe lyeni me këtë pastë. Pastaj shpëlani.

2. Uthulla e bardhë

Përzieni uthullën e bardhë dhe sodën e bikarbonatit derisa të bëhet si pastë, dhe me të fshini gërvishtjet, transmeton Telegrafi.

3. Al kooli

Njomeni leckën me mikrofibra në përzierjen e alkoolit dhe sodës së bikarbonatit dhe me të fërkoni gërvishtjet dhe njollat në xhamat e syzeve.

4. Shampo e bebeve

Qitni pak shampo në leckë me mikrofibra dhe fërkoni gërvishtjet në xhama të syzeve. Shkuma e sapunit gjithashtu do të krijojë shtresë mbrojtëse në xhama të syzeve.

5. Detergjenti i enëve

Përzieni disa pika detergjent me cilindo mjet për pastrim të xhamave që i keni në shtëpi dhe me atë përzierje eliminoni njollat, dhe yndyrat nga syzet tuaja.

6. Sapuni dhe uji

Ndonjëherë gjërat më të thjeshta janë më të mira: përzieni sapunin dhe ujin që të bëni shkumë sapuni, njomeni leckën me mikrofibër në të dhe pastroni syzet.

7. Mjeti për politurë

Cilido mjet për politurë mund t’i eliminojë gërvishtjet sipërfaqësore nga syzet, vetëm që është me rëndësi të kujdeseni që të mos përmbajë aceton.

8. Pasta e dhëmbëve

Merrni pastë të zakonshme të dhëmbëve dhe pambuk (kushtoni kujdes që të mos ketë shije dhe që të mos jetë për zbardhje të dhëmbëve). Qitni pak pastë në pambuk dhe fërkoni gërvishtjet rreth 10 sekonda, pastaj shpëlani.

9. Dylli për vetura

E gjitha që është e nevojshme është që të qitni pak dyllë në syze dhe t’i fshini butësisht me leckë të butë. Kur të përfundoni, mos harroni t’i shpëlani syzet me ujë.