Lajme -

Drejtoresha dhe 8 mësues pozitiv me Covid-19, vazhdon mësimi online për 180 nxënës

Dalin pozitiv me Covid-19, 8 mësues brenda një dite në shkollën 9 vjecare “Meleq Gosnishti” në Patos, cka ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9.

Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës. Burime të sigurta kanë bërë me dije se sot në shkolle, pas javës së mesimit on line, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënesve të ciklit fillor, në bazë të skenarit të përcaktar.

Vendimarrja për kthimin e mësimit on line për ciklin e dytë të nxënësvë të kësaj shkolle ka ardhur si nga drejtues të arsimit, ashtu edhe ata të shëndetësisë. Është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite, duke cuar në ndryshimin e rrjedhës normale të mësimit në këtë periudhë.

Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj on-line për dy jave, për të pritur më pas edhe vendimarrjen që do të merret.

Nga ana e bashkisë së Patosit janë marre pasat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.

Pothuajse cdo ditë, mesues e nxënës rezultojnë pozitiv me Covid në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *