Dietologia e kancerit, Nichole Andrews, ka ndarë listën e saj personale të ushqimeve dhe pijeve duke i këshilluar të tjerët që të qëndrojnë larg për një shëndet më të mirë dhe potencialisht të zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
38-vjeçarja është dietologe dhe nutricioniste e regjistruar e specializuar në onkologji dhe ka shpjeguar pse duhen shmangur një sërë artikujsh të zakonshëm.
Duke filluar me alkoolin, ajo tha: “Unë nuk konsumoj asnjë got alkool. Të gjitha llojet e alkoolit – duke përfshirë verën e kuqe – do të rrisin rrezikun e gjashtë kancereve të ndryshme . Është etanoli brenda alkoolit. Në të vërtetë çdo konsum i alkoolit – çdo – sapo fillon menjëherë të rrisë rrezikun e kancerit.”
I dyti në listën e saj janë mishrat e përpunuar, siç shpjegoi ajo: “Mishi i përpunuar rrit rrezikun e kancerit kolorektal në çdo konsum sallamrat apo qoftet e rruges çdo konsumim i tij do të rrisë rrezikun e kancerit. ”
Se tre treti do te thoja pijet me gaz dhe te embla.
Pika e katert në listën e saj është të shmangë shtimin e sheqerit në ushqime dhe pije, në vend të kësaj të zgjedhë ëmbëlsuesit artificialë, të cilët ajo pretendon se nuk rrisin rrezikun e kancerit.
Pika e peste është të mos konsumoni shumë mish të kuq dhe kjo te jete sa me rralle nje here ne jave apo 2-3 here ne muaj. Konsumoni me shume mish pule gjel deti apo peshk.