Një shqiptar ka dhunuar barbarisht një angleze pas një debati në Britaninë e Madhe. Mësohet se Emiljano Cakraj 33-vjeç më 23 janar të këtij viti në Forest Town e ka goditur me grusht anglezen dhe ka tentuar ta mbysë.
Gjithashtu ajo i është lutur Cakrajt që ta çonte në spital, duke i thënë se do të thoshte se kishte rënë nga shkallët.
Pasi e bëri të betohet se nuk do t’i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur, ai tha se do ta merrte. Siç raportohet ata kanë hipur në makinë, por 33-vjeçari nuk e ka ndaluar makinën para spitalit.
Ndërsa gruaja në atë moment ka bërë si e vdekur dhe më pas Cakraj është futur në një parking dhe ka thirrur dikë që e mori dhe e çoi në spital. Pas hetimeve, policia arrestoi Cakrajn gjatë orëve të para të 24 janarit dhe më pas ai u akuzua për sulm.
Cakraj u deklarua fajtor për akuzën dhe për ndjekjen e saj mes periudhës 16 mars- 17 maj. Gjykata dëgjoi se Cakraj e ka kërcënuar përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe telefonatave anonime.
Një nga mesazhet kërcënuese që ai i dërgoi shfaqte një foto të paqartë të makinës së saj. Gjykata tha se Cakraj më vonë u përpoq të fshinte mesazhet që kishte dërguar nga telefoni i tij. Megjithatë Cakraj u dënua me tre vjet burg.