Lajme -

Dedja: Mendoj vetëm fitoren, Plori s’ka shans të mposhtë Vllazninë

Këtë të diel, në orën 19.00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të luajë ndeshjen me të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Besëlidhjes në play out, që do të përcaktoje ekipin që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. Trajneri i kuqebluve, Hysen Dedja, në prononcimin para kësaj sfidë shprehu bindjen e plotë për qëndrimin e Vllaznisë në elitë.

Një ndeshje shumë e rëndësishme me Besëlidhjen …

Kuptohet, që është shumë e rëndësishme. Në takimin e fundit me Pogradecin konstatova se kemi të bëjmë me një kundërshtar që duhet respektuar, por nuk mendoj asnjë gjë tjetër. Është një impenim maksimal për të gjithë, janë të përgjegjshëm të gjithë. Mendoj vetëm rezultatin pozitiv, që është fitorja për 90 minuta. Kjo kuptohet, nuk arrihet vetëm me dëshirë, duhet që dëshira të jetë brenda, por ka një logjikë loje, që do ta nxjerrim me anë të logjikës dhe kuptohët pa dashur të ulim vlerat e kundërshtarit, cilësia në skuadrën tonë është më e mirë se e kundërshtarit. Futbollistët që janë aktorët kryesorë në fushën e lojës, besoj se do të japim maksimumin.

Si e keni motivuar skuadrën për këtë ndeshje?

Shiko, nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë kushedi se çfarë. Të gjithë i kemi në krah, duke filluar nga kryebashkiakja, administratori, sponsori, tifozët të cilët erdhën edhe dje në stërvitje për të na përkrahur. Besoj se edhe pa këtë mbështetje, ata janë të motivuar maksimalisht për të bërë më të mirën. Të gjithë janë të vetëdijshëm se fatet e kësaj skuadre, pavarësisht si erdhëm deri këtu, janë në dorën tonë. Ne e kemi sjellë deri këtu situatën, ne do ta nxjerrim Vllazninë prej saj. Pra është një 90-minutësh shumë i rëndësishëm për ne.

Ju vjen keq që Vllaznia vazhdon të jetë në këto ujëra?

Më vjen shumë keq, por tani nuk kam kohë të analizoj si është Vllaznia, është koha që të mendoj ta kalojmë nesër këtë sfidë, jo me sukses, por me shumë sukses. Mendoj që ditën e hënë, klubi, sponsori, te bëjnë një analizë të gjatë, që Vllaznia të ketë atë emër që ka pasur. Nuk duhet të gabohet prapë, të shkojë Vllaznia përsëri në kështu problemesh që kemi pasur këto vitet e fundit. Mendoj që analiza duhet të bëhet pas.

Do të jeni në krye të Vllaznisë edhe pas kësaj ndeshjeje?

Ajo është në dorë të klubit, sponsorit dhe pasi të shihet puna që kam bërë këto dy muaj, do të vendosin.

Përballë do të keni ish- futbollistin tuaj, Elvis Plorin …

Me respektet më të mëdha për Elvisin (Plori), një ish-sportist im, djalë shumë i edukuar, një profesionist i vërtetë, por këtu duhet të ndahet gjërat. Jemi kundërshtarë nesër, motivet tona janë shumë të mëdha, luhet fati i futbollit të Shkodrës, prandaj dhe Plori nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Vllaznisë. Fjala mbijetesë duhet hequr njëherë e mirë nga fjalori i futbollit shkodran. Përnqendrimi është maksimal dhe besojmë vetëm tek suksesi nesër.

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *