Lajme -

CR7 nuk luan, Ciro Immobile “mbreti” i golit në Europë

Tashmë është zyrtare: Ciro Immobile ka fituar “Këpucën e Artë” të Europës për edicionin 2019-2020. Rivali i fundit i mbetur në garë ishte Cristiano Ronaldo, i cili duhej të shënonte katër gola për të barazuar sulmuesin e Lazios, por CR7 nuk është grumbulluar nga Maurizio Sarri për ndeshjen e javës së fundit të Serisë A.

Me 35 gola të realizuar deri deri, që përkthehen në 70 pikë, Ciro është mbreti i “bomberave” të këtij sezoni. Ttitulli kthehet në Itali pas 13 vitesh. I fundit ka qenë Francesco Totti në sezonin 2006-2007.

Që atëherë kanë dominuar “yjet” e La Ligas, natyrisht dyshja Messi-Ronaldo. Në vitin 2008 e fitoi CR7 si futbollist i Manchester City-t, më pas, për 10 vite rresht kanë triumfuar vetëm sulmuesit e La Ligas. Lionel Messi e ka fituar 6 herë, Cristiano 3 (e ndau trofenë me Luis Suarezin) ndërsa në 2009 ka triumfuar Forlan me fanellën e Atleticos.

Tani, ky trofe prestigjioz kthehet në Itali. Immobile ka dhe një objetiv për të arritur: nëse do të shënojë dy gola ndaj Lazios, do të barazojë rekordin e Gonzalo Higuainit, si futbollisti që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni në Serinë A (37).

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *