Lajme -

Conte: Pirlo trajner? Po kuptoj që po plakem …

Pasi eliminoi Getafen në 1/8-at e finaleve të Europa League-s, Interi është gati për t’u përballur me Bayer Leverkusenin, me objektiv kualifikimin në çerekfinale. Antonio Conte e mban të karikuar skuadrën në prag të kësaj sfidë, ku çdo gabim mund të kushtojë rëndë, pasi nuk ke mundësi të luash një ndeshje të dytë.

“Bayeri është i rrezikshëm, duhet të jemi të kujdesshëm kur ata të tentojnë kundërsulmet. Duhet të jemi pozitivë, punojmë shumë për të arritur objektivin. Duam ta fitojmë trofenë, por duhet të tregojmë se e meritojmë. Kur e gjithë të përfundojë, nuk duhet të kemi pengje.”

Sezoni i Lukakut: Mendoj se nëse skuadra luan mirë, Romelu, Lautaro, Alexis plus Esposito gjithmonë luajnë mirë. Zotësia e lojtarëve të veçantë varet nga konteksti dhe ndihma që u jep skuadra. Sezoni i madh i Lukakut është meritë e skuadrës. Edhe Lautaro po jeton një sezon të madh, të mos harrojmë që ka qenë në qendër të zërave të merkatos.

Pirlo, trajner i Juves: Jam shumë i gëzuar për Andrean. Përtej asaj që më ka dhënë në futboll, është një njeri i jashtëzakonshëm, për të cilin kam shumë respekt. Pastaj, kjo gjë, pra që futbollistët që më parë i stërvitja dhe tani po bëhen trajnerë më bën të mendoj se po plakem. Fat të mbarë Andreas!

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *