Sport -

Conte “djeg” Eriksenin për Gagliardinin, Inter bie në Madrid

Reali i Madridit ka triumfuar me shifrat 3-2 kundër Interit. Një ndeshje spektakolare ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme, ku nuk kanë munguar golat dhe emocionet në fushën e lojës. Një pjesë e parë e mbyllur në shifrat 2-1 për “galaktikët“, por në të dytën Ivan Perisiç do të barazonte gjithçka. Një gol që ndezi shpresën për një përmbysje të ndeshjes ku barazimin nuk e donte askush.

Megjithatë në minutën e 80 Rodrigo tund rrjetën me një gol mjaft të bukur, duke i dhuruar fitoren aq shumë të kërkuar Realit të Madridit. Djersë të ftohta i ka shkaktuar ky gol i sulmuesit 19-vjeçar Antonio Kontes, që tashmë është zhytur në makthet e eliminimit nga Champions League. Interi mban vendin e fundit në grup dhe me atë formë të jashtëzakonshme që Borusia Monshengladbah shfaqi sot e di mjaft mirë që përpara e pret një malore e vështirë për t’u ngjitur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *