Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë.

Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë? Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!/tvklan.al