Lajme -

Brdariç në humor: Jam më fat që i mbijetova festës së golit

Vllaznia e mbylli javën e tretë si kryesuese e Superiores dhe e shkëputur nga të gjitha skuadrat ndjekëse. Ndaj Tomas Brdariç ka pse të festojë, aq më shumë pasi ka mundur me një gol në shtesë Tiranën në klasiken e Superiores.

“Ndjehesh mirë. Ishte një shtysë maksimale në fund. Jam me fat që mbijetova pas festimit të golit të tretë”, tha ai duke qeshur pas duelit.

“Po ndërtojmë një ekip, nuk jemi të kompletuar që të dimë gjithçka ndaj bëjmë gabime. Sulmuesit vrapuan pas topit në lojë, por duhet të ruajmë energjitë në të dy fazat e lojës. Është process ndaj duhet të punojmë për këtë.

Kush e solli Dunga? Flasim e diskutojmë bashkë për merkaton, por dikush duhet të bëjë hapin e pare. Por jam i lumtur, jam shumë i kënaqur që ai shënoi. Ishte me fat, jam i lumtur për të që shënoi dhe duhet të shkojë në kishë të lutet për këtë.

E di që kjo ndeshje sot ishte shumë, shumë e rëndësishme për të gjithë në këtë klub. Sepse jemi klub i madh por që në vitet e fundit ka pasur shumë probleme që po mundohemi t’i zgjidhim. Duhet t’i gëzohemi këtij momenti, çfarë ndodh në të ardhmen, nuk dua të flas shumë. Titulli? Për momentin i gëzohemi majës së klasifikimit, është fantastike. Duhet t’i gëzohemi. E di që lojtarët e meritojnë se investojmë shumë në përgatitje. Tani është koha të festojmë dhe që nga nesër do të mendojmë për të ardhmen”, tha Brdariç. /vipsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *