Para pak ditesh të gjitha portalet “shpërthyen” me lajmin se historia mes moderatores Bora Zemanit dhe Donald Veshaj mund të kishte marrë fund për shkak se këta të fundit nuk ndiqeshin më në Instagram.

Ndërkohë që fansat janë kureshtarë për të zbuluar çfarë ka ndodhur në marrëdhënien e çiftit të famshëm të showbizit shqiptar, Bora Zemani e ftuar në “Prive” na tregoi se nuk dëshiron të zbulojë fare nga jeta e saj private, pasi si duket herët që ka folur e kanë marrë pak “mësysh”. Madje ajo u pyet edhe për planet për një fëmijë të dytë, por ja si u përgjigj

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora me bindje të plotë.

Ndërsa sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, ajo tha se nuk është planet e saj të afërta, por do e mirëpriste një fëmijë të dytë.