Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike, për të gjithë qytetarët.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike të kemi mundësi që nga 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, u shpreh Balluku teksa vizitoi zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi call center, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.