Nga 1 janari i vitit 2025, çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjithë familjet shqiptare.

“Dhuratën” e bukur për vitin e ri e zbuloi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila iu përgjigj ankesave të qytetarëve lidhur me energjinë elektrike.

“Prej kohësh po punohet me OSHEE dhe KESH për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Jemi në analizë e sipër dhe duke optimizuar proceset teknike do të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se çmimi i bukës nuk është rritur: “Ishte vetëm një dezinformim”.