Lajme -

(Video) Momentet private të Jasminës dhe Atdheut që na bënë të dyshojmë ç’po ndodh mes tyre!

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Marrëdhënia e tyre u ngroh më shumë, derisa Andi u deklarua vetëm për Jasminën në emision.

Por, ndjekësit janë futur në dyshime pas momenteve private të Jasminës dhe Atdheut, të publikuara në aplikacionin me pagesë të “Për’puthen”, që po përpiqet të “zhvasë” akoma më shumë njerëzit.

Momentet e tyre i ka publikuar në Instagram faqja “Vipat e Bllokut”, teksa Atdheu dëgjohet t’i thotë Jasminës “Të dua si kunatë”. Por, ç’ne ai afrimitet aq i madh mes tyre, jo si ‘kunetër’ por si dy persona që flirtojnë me njëri-tjetrin?

Në një tjetër moment, Jasmina shfaqet duke ushqyer Atdheun. Për më tepër, ndiqni videon dhe gjykojeni vetë:

Rikujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Atdheu u rikthye në emision dhe pati një përballje me Antonelën. Ata i kërkuar falje njëri-tjetrit dhe shfaqën hapur pëlqimin, ndërsa Antonela kërkoi me ngulm që Atdheu të kthehej sërish në emision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *