Lajme -

Arjoni e shpall “lùftën” të hapur me Locon, “Qingji me shkollë të lartë arratiset nga…”

Elvisi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pasi u kryqëzua nga të gjithë për një postim të rëndë dhe thumbues kundër Antonelës. Duke nisur nga opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, e shumë të tjerë ju kthyen kundër Elvisit për postimin.

Pas gjithë debatit ky i fundit vendosi të largohej duke u shprehur se nuk pranon që të bëhet ai kurban për të fituar dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur mes tij dhe ish-konkurrentit Arjon Luli, por nuk është hera e parë që ky i fundit “sulmon” Locon.

Në llogarinë e tij në Instagram, Arjoni ka publikuar një video të modifikuar të djalit që arratiset nga salla e gjyqit, duke e bashkuar me intervistën ku Elvisi ka pranon se ka kryer 5 muaj “burg” (qëndrim në Për’puthen”).

“29-Vjeçari ndryshe njohur me pseudonimin ‘Qingji me shkollë të Lartë’ arratiset nga koteci dhe krenar për gjestin shfaqet haptas në intervistë dhe shpjegon arratin e tij spektakulare. Sipas Prokuroris për krime të rënda dyshohet se Qingji ësht mik i afërt i El Chapo-s pasi të dy kanë realizuar arratisje spektakulare. Qingji më pas e ka pohuar para trupit gjyqsor që me El Chapo-n kanë miqsi aq të madhe saqë bejnë dhe dush bashkë. Presim zhvillimet të reja nga ngjarja.”- ka shkruar Arjoni me ironi krahas postimit.

Mirëpo, komentet në këtë postim ishin negative, ndërsa ndjekësit i shkruanin se Arjoni po përpiqej të fitonte më shumë famë dhe followers nga emri i Locos.

Ndaj, ai vendosi të mbyllë komentet në këtë postim.

Nga ana tjetër, Elvisi ka vendosur të mos reagojë për sulmet e Arjonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *