Lajme -

Arjan Konomi e tàll gjithmonë, por Mevlani na “habiti” me deklaratën e tij

Mevlani është një nga personazhet më të zhurmshëm të emisionit. Në çdo dalje të tij është e pamundur që deklaratat e ish konkurrentit të mos tërheqin vëmendjen.

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlani ka dhënë së fundmi një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”. Në një kohë kaq të shkurtër, ai iu është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar pyetje pikante rreth jetës private. “Marrëdhënia e fundit seksuale kur?”, është pyetur ai.

Epo të gjithë i dimë batutat sa herë e tàll Arjan Konomi, opinionisti Mevlanin për këtë gjë pasi edhe pak më parë ia vuri në dukje se ka 10 muaj pa bërë gjë.

Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Mevlani nuk ka hezituar të përgjigjet. “Sot në mëngjes”, është shprehur ai. Edhe Arjani e mori përgjigjen, pra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *