Bota -

Arbana Osmani sapo na tregoi prezantuesen e Big Brother VIP

Arbana Osmani përfundoi mbrëmjen e djeshme sezonin e “Dua të të bëj të lumtur” mes shumë surprizash dhe emocionesh. Stafi i saj kishte përgatitur një videomesazh falenderues për autoren e emisionit, gje që Arbanën e preku dhe e bëri të derdhte lot.

Mes emocionesh edhe ajo falenderoi stafin për punën e tyre, por një fjali ju mbeti në mendje të gjithëve.

“Unë i vlerësoj të gjitha fjalët tuaj dhe mezi po pres të punojmë bashkë në atë që ju e dini që unë s’mund ta them”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar se bëhet fjalë për nisjen e një rrugëtimi të ri.

Gjithashtu pas përfundimit të programit, ajo publikoi në Instagram një foto të saj, në të cilën pyet ndjekësit: “Atëherë, çfarë është e radhës?”. Dhe të gjithë kanë qenë të të njëjtit mendim se projekti i radhës i moderatores është “Big Brother VIP”.

Arbana ka publikuar në Instastory një pjesë të përgjigjeve dhe bie në sy fakti se të gjithë kanë thënë të njëjtën gjë.

“A mund ta besoni se kam mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje. Po si nuk thotë njeri bëja ca pushime”, shkruan Arbana përkrah përgjigjeve, duke konfirmuar në një lloj mënyre se ajo do të jetë drejtuesja e “Big Brother VIP”.

Para pak ditësh u raportua se Arbana ishte në studiot e televizionit për të biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe u vendos përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *