Lajme -

Arbana filmon Antonelën në prapaskenë: “Pash Zotin çfarë je duke bërë?”

Arbana Osmani ka publikuar video të konkurrentes së “Për’puthen”, Antonelës teksa kjo e fundit vishej në prapaskenë.

Në këtë imazhe, vihet re sesi Antonela përpiqet që të veshë një palë çorape mbi taka ndërkohë që ndihmohet dhe nga persona të tjerë.

“Pash Zotin çfarë je duke bërë Antonela? Nuk kam fjalë, nuk e di domethënë, ku i gjen këto veshje njëherë, ku i gjen”, i thotë Arbana.

“I ka çuar veshket skenike në një tjetër nivel”, shkruan moderatorja në një story tjetër.

Arbana dallohet për çiltërsinë që e karakterizon dhe shpeshherë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj. Ajo ka rrëfyer së fundmi për ndjekësit në InstaStory si është ndjerë 10 ditë pas lindjes së Diellit.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap veten kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë ëm mirë. Take your time to heal everyone”, ka shkruar Arbana krahas fotos ku siç tregon dhe ajo është 10 ditë pas lindjes së Diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *