Lajme -

Antonela kalon ditën me ish-konkurentin e Përputhen dhe tani s’dimë çfarë të mendojmë

Atdheu u rikthye mbrëmë në “Për’puthen”.

Pas hyrjes së tij, produksioni solli dhe një herë momente nga sherri me Antonelën.

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Ditën e sotme, nëpërmjet postimeve në InstaStory, Antonela ka sqaruar edhe njëherë situatën duke u shprehur se ishte Elvisi ai që e kishte quajtur Atdheun ‘abúzues séksúal’, duke shtuar se ajo s’e kishte thënë kurrë diçka të tillë.

“Parimet e mia, opinionet e mia dhe vlerat e mia morale nuk do të ndryshojnë në asnjë moment as nga situata e as nga rrethanat dhe që integritetin tim dhe të fjalëve të mia nuk i hedhin dot hije të zeza disa njerëz që duan vëmendje, sepse nuk do më gjejnë në asnjë moment jo-koherente me veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Antonela ndër të tjera.

Së fundmi, Antonela dhe Atdheu kanë publikuar imazhe nga i njëjti vend në Sarandë.

Konkurrentja ka ndarë pamje teksa po pozon pranë detit, ndërsa Atdheu ka zgjedhur që të publikojë imazhe nga natyra e bukur e Sarandës dhe ndjekësit po aludojnë se dyshja janë bashkë.

Mesa duket ata kanë lënë pas keqkuptimet e së shkuarës dhe po i japin një shans njëri-tjetrit për t’u njohur më shumë.
Dyshja nuk ka dhënë akoma asnjë konfirmim mbi këtë dhe ne mezi po presim për të mësuar të tjera detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *