Lajme -

AMANETI/Zuhali xhelozon nga pamja që shikon

Ardhja e Zijasë në shtëpi do rifreskojë fríkën që Ikbali ndjen ndaj naivitetit të tij dhe asaj çfarë mund të bëjë Jamani nëse mëson se si ka ndodhur vdékja e Kevserit. Por Zijaja e mbledh veten, shkon në dhomën e tij dhe i kalon e gjithë gjéndja déprésive në të cilën kishte hyrë. Të nesërmen që herët në mëngjes, ai zgjohet për të bërë gjënë që dëshiron më shumë; të mbjellë lule për shtëpinë e tij. Pranë Zijasë shkon edhe Seheri me Jusufin, të cilët e ndihmojnë të mbjellë lulet e tij të dashura. Teksa tentojnë të ngrejnë një vazo të mbushur në dhe, Jusufi tërhíqet dhe Zijasë i afrohet Seheri.

Por, as Seheri nuk e ngre dot vazon e madhe, dhe si me magji, i vjen pranë Jamani duke i ndíhmuar. Por, Jusufi léndohet lehtë në gisht me gjémbin e një luleje dhe Zijaja e merr menjëherë për ta fùtur brenda në shtëpi, që t’i vendosë një enkerplast. Seheri mbetet e vétme me Jamanin dhe të dy dëshirojnë ta çojnë deri në fund atë që kanë nisur. Së bashku, vazhdojnë të mbjellin lulet e mbetura, duke qëndruar shumë pranë njëri tjetrit. Nga larg i vëzhgon Zuhali, e cila bëhet tepër xhéloze dhe menjëherë shkon tek Ikbali për të kërkuar planin e rradhës.

Nga ana tjetër, Aliu ka dëgjuar xhaxha Osmanin duke biseduar në telefon, duke kërkuar të marrë informata lídhur me nënën e Begymit. Aliu névrikoset shumë nga ai veprim dhe i ngré zërin xhaxha Osmanit, duke i kërkuar të mos ndërhyjë më kùrrë në gjërat që ai vendos vetë për jetën e tij. Sado që Osmani tenton të flasë e të shpjegohet, Aliu nuk e lejon. Të nesërmen në mëngjes, Kirazi çohet e alàrmuar, sepse xhaxha Osmani nuk ësthë askund në shtëpi dhe as tek të afërmit apo komshinjtë me të cilët kanë relata.

Ajo me Alinë dalin në kërkim të tij, derisa një mik i Osmanit i telefonon dhe i tregon se Osmani është pranë tij dhe sapo ka kaluar një gjéndje të fíkët. Me nxitim nisen të dy për tek Osmani, në një fshat që Aliu nuk e njeh. Ai gàbon duke i lénë nàvigatorin në dorë Kirazit, e cila e kupton gàbim të gjithë rrugën dhe kështu përfùndojnë në një vend të panjohur. Ndërkohë, Zuhali shikon një tjetër skenë mes Jamanit dhe Seherit. Jamani fton Seherin në dhomën e tij për të bíseduar privatisht. Brenda në zyrë, ai i kërkon Seherit që të mos e flasë me askënd asgjë që ka parë në shtëpinë e tij të fëmijërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *