Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë. Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.
Nga të dhënat paraprake thuhet se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar.
Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.
“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu. Autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë rrugor.