Ditën e sotme, Atilla Kardesh vendosi të largohej nga ‘Big Brother VIP Kosova”.
Mirëpo, largimi i tij ishte me shumë të papritura. Atilla surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit, Rezart Veleshnja. Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e njohur.
Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kanë ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.
Shikoni me video momentin e mesazhit të Atillës: