Dridhja e pakontrollueshme e syrit mund të jetë një nga veprimet më irrituese në trupin e njeriut.
Dridhja e syrit është një veprim që pothuajse të gjithë e njohim. Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim.

Por, çfarë e bënë në fakt syrin të dridhet?

Dridhja e syrit ose miokimia siç njihet në termat mjekësor, ndodh kur muskujt e vegjël dhe nervat rreth zonës së syrit stimulohen, transmeton Gazeta Express.

Lodhja është një nga kontribuesit kryesor i kësaj dridhjeje, prandaj sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë gjatë natës.

Një tjetër shkak është edhe kafeina, pasi që mbingarkesa e energjisë mund të ngjallë pulsin dhe të shkaktojë dridhjen. Nëse konsumoni pije energjike ose kafeinë, provoni t’i konsumoni në sasi të vogla.

Alkooli dhe duhani ndikojnë gjithashtu në këtë dridhje, dhe duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar. Stresi gjithashtu është një tjetër faktor