Qeveria shqiptare ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg. Në raport me vitin 2023, çmimet janë rritur në qytetet e mëdha dhe në zonat bregdetare.
Çmimi mesatar i shitjes së pronës në Tiranë vlerësohet të jetë 124 mijë lekë/m2. Me miratimin e ri të referencave, çmimet janë rritur në të gjithë vendin, ku zonat më të shtrenjta rezultojnë Farka, Liqeni Artificial dhe Dhërmiu, ku vlera e një banesë arrin nga 190 mije deri në 258 mije lekë/m2.
Kështu, në Tiranë për të gjithë zonat kadastrale, çmimi mesatar për m2, rezulton 124.300 lekë te reja (ose e thene ndryshe rreth 1200 euro m2). Në rrethin brenda kryeqyetit, zona më e lirë është Paskuqani me çmim 62 500 lekë/m2, ndërsa më e shtrenjta është zona pranë liqenit artificial me çmim 227 400 lekë/m2. Por, përtej gjurmës së kryqetetit, Farkë mban çmimin më të lartë në të gjithë vendin, ku përreth liqenit të kësaj njësie administrative, çmimi i pronës arrin në 257 mijë lekë/m2.
Sa i takon zonave bregdetare, çmimet i udhëheq Dhërmiu, ku një metër katror kushton afro 190 mijë lekë.