Një debat i ashpër ndodhi ditën e sotme brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, mes Xuxit dhe Drilonit. Ky i fundit, u caktua kapiteni i javës dhe si i tillë duhet të ndante detyrat e shtëpisë dhe ishte pikërisht ky shkaku i përplasjes së tyre.
Përballja mes tyre shkoi aq larg sa Xuxi u shpreh se do t’i shkatërrojë karrierën jashtë Drilonit.
“A ke për ta mbajtur fjalën tani që ke për të folur mirë për mua jashtë, apo ke për të folur keq? Xux, ti po më thua që kur dal jashtë kam për ta prishur karrierën, çfarë je duke thënë Xux?”, u shpreh Driloni.
“Hakmarrjen nuk e dua, e kam atë fuqi, shumë i fuqishëm jam – ndaç përbije ndaç jo, nuk po më intereson”, u shpreh Xuxi.
Driloni u shpreh se Xuxi nuk mund të bëjë asgjë jashtë, ndërsa ky i fundit u përgjigj me ‘e shohim’.
E pra, mbetet të shihet sesi do vijojë marëdhënia mes tyre!