Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Elbasanit, ku lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.6 Rihter, ndërsa e dyta 3.1 Rihter.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale. Kujtojmë që rreth 2 orë më parë një tërmet tjetër me magnitudë 3.2 Rihter u raportua në detin Adriatik, pranë Divjakës.