Vlorë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Raportohet se të shtunën një fëmijë 2 vjeçar ka konsumuar një sasi të vogël benzine në oborrin e shtëpisë.

Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Komisariati i Vlorës referoi materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 09.11.2024, në spital është paraqitur i shoqëruar nga prindërit një shtetas i mitur 2-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka konsumuar një sasi të vogël lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.