Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha tha se nevojat e pensionistëve janë shumë më të mëdha se sa paratë që marrin me pensionin e indeksuar.
Kujtim Hoxha zbuloi se qeveria Rama do t’u japë pensionistëve rreth 80 mijë lekë të vjetra si bonus për fundvitin.
“Në fundvit pritet që të jepen afër 8000 lekë te reja shpërblim. Nevojat e pensionistëve janë shumë herë më të mëdha sesa ata marrin pension, edhe i indeksuar. Qeveria duhet të rrisë akoma më shumë masën e indeksimit. Me bonusin, në fundvit çdo pensionist pritet që të marrë 8000 lekë. Duhet të rritet numri i kontribuesve, që të shkojë së paku 150 me 100″, tha eksperti.