Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv ku komentoi klimën e ndezur në radhët e mbështetësve të Sali Berishës, të cilët besojnë se mund t’i hiqet “non grata” me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo tha se demokratët janë shumë emocionalë dhe aspak logjikë pasi nuk e kuptojnë faktin se Berisha u shpall non grata gjatë pushtetit të Trump.

“Opozita shqiptare edhe suflerët e saj e kanë humbur rrugën, janë shumë të sipërfaqshëm, shumë emocionalë. Sot janë gëzuar për Trumpin dhe janë të cekët. Gjatë pushtetit të Trump Berisha doli non grata, tani janë gëzuar me Trumpi që ai sulmoi Kapitolin si Berisha sulmoi PD, bëjnë ca krahasime dhe tregojnë se janë aq larg arsyetimit të pjekur, sa të duken mjeranë.”, tha ai.

Duke komentuar reagimet e tyre pas fitores së Trump, Gjikondi u shpreh se Meta dhe Berisha janë dy persona të “mbytur politikisht”.

“Janë të mbytur. Sidomos Berisha sot dhe Meta që ka dhënë një deklaratë nga burgu janë të mbytur dhe kapen pas fijes së kashtës dhe harron që DASH, pavarësohet se mund të ndryshojë, demokratë dhe republikanë, ka disa politika të qartë dhe ka një vizion të qartë.Personat që kanë mbështetur Trump në Ballkan, por edhe në Evropës kanë qenë ata që nuk janë shprehur fare, mes tyre edhe Rama, që nuk është shprehur fare për zgjedhjet e Amerikës, unë them për këto ditët e fundit”, tha ai.