Pas vendimit për largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova,

producentja ekzekutive e formatit, Olsa Muhameti, ka reaguar indirekt përmes një postimi në Instagram.

Muhameti ka ndarë një foto ku shfaqet fraza e shkurtër “Task completed” (Detyra e përfunduar),

duke lënë të kuptohet se largimi i Kardesh është një vendim i mirëpritur dhe në përputhje me përgjegjësitë që i janë vënë përpara.