Hyrja e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh brenda Big Brother VIP Kosova 3, bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Ani pse për Drenushën hyrja e ish-bashkëshortit nuk përbën problem për të.

Në një diskutim me banorët, Drenusha u shpreh se hyrjen e tij nuk e ka aspak problem, pasi sipas saj që nga hyrja e tij brenda shtëpisë, i njëjti as jashtë nuk do të mund t’i bëj asgjë.

“Shumë mirë që ka hy. Prej kësaj ditë ky kurr nuk mund të më bëj kurrë asgjë edhe jashtë”, u shpreh Drenusha.

“Edhe para se me hy më ka shkruar. Si i ka dalë urdhëri mbrojtës më ka shkruar… Nuk është i dënuar, për atë edhe i lejohet me ardhë këtu.”, tha ndër të tjera Drenusha.

“Për të s’ma nin se fëmijët janë te nëna, shumë mirë bile që ka hy”, theksoi e njëjta.