Një Analist kroat ka bërë thirrje publike për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë Mario Galiç e bëri teksa ishte transmetim live në programin “Poligraf” të Radio Televizionit Kroat. Po ashtu Galiç në program ishte së bashku me eurodeputetin nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Štir, Gordan Bosanac nga partia “Ne mundemi” dhe Krešo Beljak nga HSS.

Galiç ishte duke komentuar progres-raportin e BE-së për Serbinë, kur nisi të flasë për rrëzimin e aeroplanit presidencial të Serbisë, ndërsa eurodeputetët kroatë në studio nisën të qeshin. Ndërsa drejtuesi i programit “Poligraf” i paralajmëroi të ftuarin që të jetë më i kujdesshëm dhe të mos shkaktojë skandal diplomatik.

“Kroacia nuk do të marrë raketa lundrimi dhe me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, sepse ato mund të synojnë dhe godasin avionin presidencial mbi Beograd dhe kështu ta zgjidhin problemin”, tha Galiç.

Përveç analistit edhe deputetit i HSS-së, Krešo Beljak me ironi tha: “Mu në qendër të botës serbe”.

Megjithatë deklarata të tilla skandaloze dhe tronditëse në shërbimin publik të Radio Televizionit Kroat janë të rrezikshme dhe të papranueshme.