Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku 38-vjeçari Arbër Caka humbi jetën. Caka ndërroi jetë ditën e sotme pasi godit nga kova e fadromës teksa po e riparonte.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e viktimës. 38-vjeçari ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.