Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Dajçit.

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën ku për pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë një person. Burime paraprake për Klan News, bëhet me dije se personi i plagosur është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia dhe autoambulanca ndodhen ne vendin e ngjarjes ku po hetojnë shkaqet dhe rrethanat sesi ka ndodhur aksidenti. Ky është aksidenti i dytë në të njëjtin vend gjatë ditës se sotme, me një bilanc prej tre personash të plagosur.