Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën para Kuvendit.
Gazment Bardhi ka deklaruar se “kjo është fytyra e shtetit demokratik”, duke iu referuar masave të Gardës që kanë vënë gardh metalik në hyrje të Kuvendit.
“Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik.
Hape rrugën se do kalojë zonja, ca më shikon ashtu. Ja, kapitulli i parë i anëtarësimit në BE”, tha Bardhi, ndërsa përplasej me gardistët.
“Ça është këtu 313-ta?”, iu është drejtuar Elda Hoti punonjësve të Gardës, që qëndronin në shkallët e Kuvendit.
Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.
Elda Hoti: Ca është këtu 313-ta?
Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë
Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?
Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…