Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e BBV, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.
“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.
Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalën “Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…