Home Uncategorized Kukësit i mohoet një penallti sade ndaj Vllaznisë (VIDEO)
Uncategorized - November 4, 2022

Kukësit i mohoet një penallti sade ndaj Vllaznisë (VIDEO)

FSHF-ja kishte dërguar në Kukës si gjyqtar kryesor lushnjarin Laver Alla, ndërsa në sistemin VAR ishin ndërkombëtarët Juxhin Xhaja dhe Ergin Doda.

Gjatë ndeshjes pati dy raste flagrante, ku jo vetëm arbitri në fushë, por edhe ata që ishin në teknologji nuk reaguan. Mirëpo, pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për verilindorët në minutën e 30-të.

Por, ka dyshime të forta edhe për një rast në minutën e 88-të, ku shkodranët mund të kishin marrë penallti.

30’ Daci i rrëmben një top mbrojtësit Bulatoviç dhe futet në zonë, por në përpjekje për të pasuar, rrëzohet pas kontaktit me malazezin. Arbitri Laver Alla është afër aksionit, por heziton të akordojë penallti, duke vijuar aksionin, që përfundon me një goditje të Gjelbrim Taipit. VAR-i nuk ndërhyn, por nga pamjet filmike duket që Bulatoviç prek këmbën e Dacit dhe kemi të bëjmë me një 11-metërsh të padhënë në favor të Kukësit.

88’ Alivoda futet në zonë dhe pasi kërkon të driblojë Tiago Ferreirën, rrëzohet në përplasjen me këtë të fundit. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë, pavarësisht protestave të shkodranëve. Në pamje të parë duket sikur të bëjmë me një përplasje normale, por një pamje nga pas porte e rastit, tregon se portugezi ka shkelur këmbën e lojtarit të Vllaznisë dhe arbitri mund të kishte akorduar 11-metërsh. VAR-i nuk ndërhyri as për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.