Home Uncategorized “Çmendet” Stivi Frashëri, pret dy penallti për 3 minuta me Ballkanin në Conference League (VIDEO)
Uncategorized - November 3, 2022

“Çmendet” Stivi Frashëri, pret dy penallti për 3 minuta me Ballkanin në Conference League (VIDEO)

Sfida mes CFR Kluzh dhe Ballkanit në Ligën e Konferencës do të jetë e fundit për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, i cili nuk ka më shanse për të vazhduar më tej në turne.

Por trajneri i kampionëve të Kosovës nuk ka hequr dorë nga loja tij ofensive dhe pavarësisht mungesës së Krasniqit, në vijën e parë ka aktivizuar Berishën i cili do të rreshtohet përkrah Rrahmanit dhe Korenicës.

Ndërkohë, Dellova do luajë në qendër të mbrojtjes përkrah Jashanicës me Thaqin e Potokun nga krahët.

LIVE CFR KLUZH-BALLKANI 1-0
17′ Boateng

NGJARJET KRYESORE

35’ Frashëri pret edhe gjuajtjen e dytë të Deac dhe këtë herë nuk ka kthim mbrapa.

33’ Frashëri pret gjuajtën e Deac, por mes protestave të kosovarëve, gjyqtaria bën shenjë se goditja duhet të përsëritet pasi portieri ka lëvizur nga vija e portës.

32’ Penallti për CFR Kluzh! Pas një aksioni të Malele, Emërllahu e rrëzon në zonë dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë me shenjë nga pika e bardhë.

30’ Korenica këtë herë nis Thaqin në krahun e djathtë dhe ky i fundit harkon drejt shtyllës së dytë, por me më shumë forcë se sa duhet duke ia dhuruar topin kundërshtarëve.

29’ Korenica provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës rumune, por nuk ka shënjestrën për të dërguar sferën në rrjetë me topin që kalon mbi traversë.

19’ Thaqi tenton menjëherë të gjejë barazimin, por Skufet pret në zonë.

17’ Vjen goli i avantazhit të CFR Kluzh! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, kampionët e Kosovës nuk ia dalin të largojnë topin nga zona dhe Boateng përfiton nga një devijim i Potokut për të çuar sferën në rrjetë.

14’ Jeboah ka mundësinë e artë për të shënuar për CFR Kluzh, por gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Jashanica.

12’ Rrahmani merr një pasim ideal në qendër, por gjuajtja e tij fluturon lart mbi traversë.

8’ Ballkani provon me disa topa të gjatë drejt Korenicës dhe Berishës, por pa gjetur hapësirat për të gjuajtur në portën e skuadrës rumune.

3’ Jeboah gjuan me kokë pas një goditje dënimi të harkuar në zonën e Ballkanit, Frashëri është i qetë dhe pret në pozicion.

1’ Nis dueli në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.