
Zbulohet lojtari i parë që merr ftesën nga Reja për ndeshjet ndaj Italisë dhe Armenisë
Taulant Seferi ka fituar “dashurinë e verbër” të Rejës sa i përket ndeshjeve të Kombëtares. Ky sulmues ka pasur gjithmonë besimin e italianit duke u grumbulluar me Shqipërinë.
Madje në takimin ndaj Islandës arriti që të shënonte në transfertë. Së fundmi është Vorskla që tregon se Seferi është ftuar për dy takimet e radhës. Bëhet fjalë për ekipin A, teksa Kombëtarja do të luajë ndaj Italisë dhe Armenisë në datat 16 nëntor dhe 19 nëntor në Air Albania.
Kombëtarja “kuqezi” do të zhvillojë tre ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor, me Katarin në datën 9, që do të luhet në Spanjë, me Italinë më 16 nëntor dhe me Armeninë më 19 nëntor, që do të zhvillohen në “Air Albania”.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije këtë të hënë se ka filluar shitja e biletave për ndeshjet me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen në vendin tonë, dhe për tifozët special të Kombëtares do të ketë edhe paketa ekskluzive çmimesh për biletat.
Kjo paketë do të jetë e vlefshme deri të dielën e ardhshme, ndërsa të gjithë mund t’i gjejnë biletat në pikat e shitjes në “Selman Stërmasi” dhe në “Air Albania”.
Ndërsa më 9 nëntor në Marbella të Spanjës do luhet një tjetër miqësore, këtë herë me Katarin, por shumica e lojatrëve të grumbulluar do jenë nga Superiorja, sic ndodhi në miqësoren ndaj Arabisë.