
Këta janë pesë futbollistët kuqezinj më të spikatur në Europë për javën që lamë pas
Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.
I pari në këtë renditje është Indrit Tuci, i cili vlerësohet me notën 8,2, ku ka shënuar dhe ka dhuruar asist për ekipin e tij Lokomotiva e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.
I dyti është renditur portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka ruajtur portën e paprekur me Çitadelën në duelin ndaj Peruxhias.
I treti është renditur Andreas Ndoj, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Olimpiakosit.
I katërti është renditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 7,3, ku ka spikatur me paraqitjet e tij me Rajo Vajekanon në ndeshjen kundër Seviljës.
I pesti është renditur, sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3, teksa ka shënuar gol me fanellën e Keçiorengyçy ndaj Tuzlasporit.