
Home Uncategorized Dha penallti kundër Vllaznisë, tifozët shkodranë bëjnë gjestin e ashpër ndaj Emanuela Rustës
Dha penallti kundër Vllaznisë, tifozët shkodranë bëjnë gjestin e ashpër ndaj Emanuela Rustës
Fundi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Erzenit në Shkodër ka qenë shumë dramatik pasi gjyqtarja Emanuela Rusta akordoi penallti për shijakasit të cilat barazuan duelin në minutën e 100-të.
Një vendim i marrë nëpërmjet konsultimit të pamjeve të VAR-it, për të cilën ajo nuk hezitoi shumë të jepte vendimin e saj. Por barazimi i miqve ka acaruar tifozerinë shkodrane, e cila ka shpërthyer në kontestime kundër gjyqtares e cila mban stemën e FIFA-s.
Pas ndeshjes, ajo u detyrua të qëndronte disa minuta në fushë bashkë me asistentët e saj, për shkak të acarimit të tepruar të tifozëve në tribunën qendrore, të cilët pretendonin se ajo kishte gabuar duke dhënë vendimin për penalltinë me të cilin u barazua ndeshja.