Home Uncategorized E mbani mend Edgar Çanin? Ish-sulmuesi i kombëtares surprizon me ekipin e ri
Uncategorized - October 27, 2022

E mbani mend Edgar Çanin? Ish-sulmuesi i kombëtares surprizon me ekipin e ri

Edgar Çani provon të kthehet përsëri si protagonist në futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, ka nënshkruar sot me klubin e tij të ri, duke iu bashkuar Aprilias në Serinë D në Itali.

Çani në fakt kishte tentuar edhe më pare që të kthehej në fushë, por probleme të ndryshme kishin kufizuar minutat e tij me skuadrën e Torres, me të cilën firmosi në marsin e këtij viti.

Por aventura atje u mbyll pa sukses dhe sulmuesi 33-vjeçar, i cili në sezonin 2017-2018 luajti në radhët e Partizanit, tashmë ka nisur një kapitull të ri në karrierë në atë që do të jetë klubi i tij i 16 që kur debutoi në futbollin profesionist.

Peskara, Palermo, Askoli, Padova, Piaçenca, Modena, Polonia Varshavë, Katania, Karpi, Bari, Lids, Piza, Partizani, Viboneze dhe së fundmi Torres janë etapat e mëparshme të karrierës së tij të nisur në vitin 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published.