Home Uncategorized Vrau me skaf 7-vjeçaren, flet polici Arjan Tase
Uncategorized - 1 week ago

Vrau me skaf 7-vjeçaren, flet polici Arjan Tase

Arjan Tase u ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Avdia, që u vrau me skaf vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë. Ai gjatë seancës së gjyqit për caktimin e masës së sigurisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndërsa kë kërkuar falje edhe për policinë e shtetit.

Gjykata e Vlorës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen. Ish-shefi i policimit në komunitet, Arjan Tase është përballur sot në Gjykatën e Vlorës me akuzën e “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

Kjo është akuza me të cilën Prokuroria ka dërguar në Gjykatë për ish-efektivin, që paraditen e 2 Gushtit duke drejtuar një mjet lundrues goditi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Sipas burimeve, Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *