Home Uncategorized Donald Veshaj rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po trazon rrjetin
Uncategorized - 1 week ago

Donald Veshaj rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po trazon rrjetin

Të gjithë e dimë se pas ngjarjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin.

Qoftë për të kërkuar falje ose dhe për të treguar se e do akoma vargjet e thurura për të kanë qenë të shumta. I tillë është dhe ky i fundit, si duket Donaldi po vjen me një këngë të re dhe të vetmet fjalë që ka publikuar nga kënga po ndezin që tani replika në komente.

Me anë të një postimi në Instagramin e tij, Donaldi ka zbuluar pak nga kënga e re për fansat.

“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë këto fjalët e publikuara nga Donaldi që janë interpretuar menjëherë si një dedikim për Borën.

Mirëpo ndjekësve nuk ju ka shpëtuar as ngjashmëria e frazës me tekstin e këngës së Beatrix Ramosaj.

“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thotë Beatrix në tekstin e këngës që ishte një dedikim për Donaldin gjatë romancës së tyre në “Big Brother Vip”.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që e akuzojnë Donaldin për kopjim të këngës duke nisur kështu një mori komentesh negative në rrjet.
Kujtojmë se dyshja po i kalojnë pushimet bashkë në Livadh, të shoqëruar dhe nga familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *