Home Uncategorized Aksidentohet Arjan Konomi, shtrohet në spital: “Për pak desh humba…”
Uncategorized - June 28, 2022

Aksidentohet Arjan Konomi, shtrohet në spital: “Për pak desh humba…”

Opinionistit të njohur, Arjan Konomit i ka ndodhur një e papritur së fundmi. Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet i shtruar në një nga spitalet e Amman-it.

Arjani ka udhëtuar së fundmi në Jordani dhe ka pësuar një aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti, ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Jo vetëm kaq por Arjani bën me dije se për pak desh e humbi krahun e tij. “Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”, tha ai në video.

Më tej, ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ka munguar në Instagram, pikërisht për aksidentin që pësoi.

Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem.

Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar tani në Instagram është për këtë arsye”, tha Arjani në videon që ka publikuar në rrjetin social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *