Home Show Biz “Të pamë në BBV si dukeshe në të vërtetë”, ndjekësit sulmojnë Arjolën për përdorimin e photoshop-it!
Show Biz - March 25, 2022

“Të pamë në BBV si dukeshe në të vërtetë”, ndjekësit sulmojnë Arjolën për përdorimin e photoshop-it!

Pas disa fotove joshëse të postuara së fundi në rrjetet sociale, Arjola Demiri është përballur me një “rrebesh” kritikash nga ndjekësit.

Një pjesë e tyre e akuzojnë për përdorimin e photoshop-it apo aplikacioneve të tjera, që modifikojnë fotot.

“Sa shumë filtra përdorni”, “Botoks i gjallë dhe photoshop”- ishin disa nga komentet.

Disa prej ndjekësve kujtuan periudhën që ajo kaloi në Big Brother, ku ashtu si banorët e tjerë, ishtë e monitoruar 24 orë nga kamerat.

Në këtë mënyrë fansat kishin mundësinë ta shikonin aktoren “live”.

“Në Big nuk dukeshe kështu”, “Çfarë ndryshimi, bravo, bravo photoshopi”, “Të rëntë Face App moj Arjola se të pamë në Big Brother si je në të vërtetë”. “Kur u dobësua kaq shpejt”, “Atë mendova edhe unë shumë fotoshop po bëjnë” ishin disa nga komentet shpotitëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *