Home Show Biz Ekskluzive/ Mevlani merr “rrogë mujore” për të marrë pjesë në “Për’puthen” (VIDEO)
Show Biz - March 25, 2022

Ekskluzive/ Mevlani merr “rrogë mujore” për të marrë pjesë në “Për’puthen” (VIDEO)

Nëse e klikove këtë lajm, do të thotë që ke tre sezone të mira që dëgjon për “Për’puthen” dhe nuk është nevoja të ta shpjegojmë cili është Mevlani.

Ai që i bëri habi të gjithëve ishte fakti që megjithëse përfundoi rrugëtimin e tij në “Për’puthen 2”, Mevlan Shaba vendosi një ditë të bukur të rikthehet në “Për’Puthen 3”.

Kësaj here jo për të dhënë komentet e tij apo si i ftuar special (i thénçin), por si konkurrént.

Autorja e programit, Olsa Muhameti, siç u tha lart e poshtë, vendosi t’i japë edhe një mundësi tjetër Mevlit “të pafat” në dashuri.

Beqari i stazhònuar (shaka bëjmë) i edicionit të dytë, erdhi t’u japë “mësimet e tij” djemve të rinj të edicionit të tretë, si ta bëjnë për vete një femër.

Të ketë ndjerë vallë Olsa Muhameti dëshirën e madhe në zemër për të ndihmuar Mevlanin të gjejë nuse?

Olsa Muhameti e konfirmon: “Mevlani sërish konkurrent në “Përputhen”” –  Online

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmojnë se në fakt konkurrénti paguhet çdo muaj për të qenë pjesë e emisionit (me shpresën se do t’u rriten klikimet në Youtube).

Mevlani është i vetmi konkurrént që paguhet për pjesëmarrjen e tij, ndërsa pjesa tjetër ende shpreson të dalë me fitim nga Për’puthen. Në mos me ndonjë fitim të madh, të paktën të dalin këngëtarë.

Në një video live në TikTok një javë më parë, ish-konkurréntja Alvisa Qarri dhe vëllai i Mevlanit diskutuan çështjen e pagesës së Mevlanit, që ishte mëse e dukshme se dihej prej të dyve; ai paguhet.

Mevlani returns as a competitor in 'Match' and Olsa has something to say

Prisni se ka akoma! Duke qenë se sezonin e kaluar “Përputhasit” bënë namin me reklama, këtë vit Olsa Muhameti a.k.a produksioni, i vendosi një kusht konkurrentëve:

50% e fitimit të çdo reklame do t’i takojë produksionit (e shkruar në kontratë kjo).

Megjithatë, ky edicion nuk po bën aq shumë zhùrmë sa i kaluari pavarësisht përpjékjes së herëpashershme për skàndale, ndaj edhe fitimet s’duhet të jenë aq të larta. Provo përsëri Olsa!

Leave a Reply

Your email address will not be published.