Home Uncategorized “100 vjet që nuk del me ndonjë femër”/ Mos vallë Romeo sapo i zbuloi një ‘sekret’ Mozzik-ut? (video)
Uncategorized - March 25, 2022

“100 vjet që nuk del me ndonjë femër”/ Mos vallë Romeo sapo i zbuloi një ‘sekret’ Mozzik-ut? (video)

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, aktori Romeo Veshaj ka postuar ditën e sotme një video të Mozzik-ut.

Ai ka realizuar një trend në “TikTok”, të shoqëruar me një “sound” që është bërë viral në rrjetin social.

Në videon e publikuar nga Romeo me protagonist Mozzik, thuhet:

“Ke 100 vjet që nuk del me ndonjë femër. Shikoni djema, e vlerësoj shqetësimin tuaj për mua, por nuk është në dorën time.”

Kur e dëgjon këtë gjë Mozzik shihet duke qeshur, por në natyrshëm na lind pyetja:

“Mos vallë Romeo i zbuloi një sekret Mozzik për jetën e tij sentimentale?”

Dy artistët janë miq shumë të ngushtë dhe nuk do ishte habi që të flisnin edhe për jetën private me njëri-tjetrin.

Për më tepër vetë reperi para disa javësh në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram” pranoi se është ‘single’, çka na bën të mendojmë se Romeo mund të ketë të drejtë.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana, të cilët janë prindër të një vajze, konfirmuan pak muaj më parë se kishin vendosur të ndaheshin pasi gjërat nuk po shkonin mirë mes tyre. Ndarja erdhi vetëm pak kohë pasi ishin ribashkuar. Loredana asokohe shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *