Home Show Biz “Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen”/ Kriset miqësia mes Alesjas dhe Rrushes
Show Biz - March 24, 2022

“Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen”/ Kriset miqësia mes Alesjas dhe Rrushes

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi mes Alesjas dhe Astritit.

Të dy u shfaqën shumë të afërt, gjë që nuk i pëlqeu aspak Rrushes.

Më parë Astriti ka zhvilluar një takim me Rrushen ku ka shprehur pëlqim për të por, për sa i përket Alesjas nuk e ka shprehur hapur pëlqimin për shkak të miqësisë mes dy vajzave, e cila ka filluar të kriset më shumë ditën e sotme.

Rrushja ende nuk e kishte kuptuar se si kishte nisur afrimiteti i tyre, ndërsa Alesja u shpreh që ata kanë folur edhe në prapaskenë ose me mesazhe.

Ndërkohë në debat ka ndërhyrë edhe motra e Rrushes, Lureta, e cila ironizoi shoqërinë e Alesjas.

Bora Zemani: Më mirë një qen shoqe sesa një shoqe qen, çfarë ke dashur të thuash?

Laureta: E kam thënë këtë sepse reagimet Alesias kanë qenë ndryshe dhe ndryshoi komplet si person.

Alesja: Është normale sepse edhe kur thua diçka ndryshe edhe unë do ndryshoj.

Laureta: Çfarë diçka tjetër?

Alesja: I thashë Rrushes që më pëlqen ky djalë, ajo tha që nuk e di kur e pyeti Bora.

Më vonë Rrushja “i kërkoi llogari” Alesjas për mesazhet që ka shkëmbyer me Astritin, duke i rikujtuar shoqërinë që ka me të. Alesja vendosi të tregojë hapur mesazhet e shkëmbyera me Astritin.

Rrushja: I paske shkruar ti “hey ylli”, e para.

Alesja: I kam shkruajtur ku po vinte në takim me mua. Shikoji edhe bisedat në Instagram.

Bora Zemani: Cili është qëllimi që po i tregon këto mesazhe?

Alesja: Për t’ia sqaruar Rrushes që nuk kemi pasur komunikim të fshehtë, sepse po më akuzon që ia kam bërë mbrapa shpine. Dua që Rrushja të jetë e qartë.

Rrushja:Unë nuk jam e qartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.