Home Show Biz Jasmina e PërPuthen në lidhje me Ardjan Bujupin? Reagon këngëtari! (FOTO)
Show Biz - March 24, 2022

Jasmina e PërPuthen në lidhje me Ardjan Bujupin? Reagon këngëtari! (FOTO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin, nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun. Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina në një intervistë për “ATV”.

Mirëpo, nga ana tjetër, një reagim më i qartë duket se ka ardhur nga ana e këngëtarit. Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxheta mes dyshes kanë ndohur gjatë xhirimieve të klipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.